Sunday, September 20, 2020

Babai i Zogut zbulon takimin me laçianin që u kap Hermesi: “Tutorët kanë shumë lekë”

Mariglen Nikaj është babai i Hermes Nikajt, i cili ka folur pas burgosjes së të birit. Në emisionin “Shqipëria live”, ai tha se përgjimet janë indicje dhe jo fakte.

Teksa është pyetur për përgjimet e publikuara nga mediat, Nikaj ka thënë se është takuar me personin me origjinë nga Laçi, me të cilin Hermesi u kap në dhomë hoteli.

Ai ka shtuar se biznesmeni nuk i ka pranuar me fjalë se ka dhënë para kundrejt seksit. Gjithashtu, ai ka shtuar se Hermesi nuk ka qenë tutor. Sipas tij, nëse do kishte qenë i tillë do kishte shumë lekë dhe jo vetëm 200 mijë lekë të vjetra në bankë.

“Në momentin që u kap nga policia, Hermesi ishte në hotel me një vajzë dhe me një djalë. Diku në katin e dytë dhe të tretë. Dhe sipas informacioneve që kam unë nga im bir, sepse shkoj e takoj në burg, më ka thënë se jo vetëm që nuk kanë qenë lakuriq, por kanë qenë në një tavolinë, të tre, me nga një pije energjike.

Po të jetë ashtu siç thotë policia, si në çdo operacion do ishte fotografuar. Sepse çdo gjë dokumentohet nga policia. Përpara se ta kapnin, erdhi në shtëpi, nejti nja dy orë dhe doli. Këta shkruajnë në mënyrë absurde. Policia indicjen e ka nga ajo infiltruesja. Ajo është një femër që duke qenë në mizerabilitet e ka informuar policinë se ja ku jam këtu. Pse shtiu fall policia që ta gjente se ku ishin? Përgjimet janë indicje dhe nuk janë fakte”, ka thënë ai.

Lidhur me shprehjen ku dëgjohej se Hermesi merrte për çdo shërbim një 50-she, Marigleni ka thënë se ato duhen faktuar. Sipas tij, s’ka asnjë filmim që i biri ka marrë para.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...