Babai doli para djemve për t’i mbrojtur nga plumbat/ Zbardhet Tragjedia e shqiptarit në Athinë

Vrasja e një shqiptari dje në Athinë dhe plagosja e dy djemve të tij ka tronditur opinionin grek dhe atë shqiptar.

Mbi ngjarjen, mësohet se babai ka dalë përpara djemve dhe është vrarë nga plumbat që janë derdhur drejt tyre.

Ai është shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç.

Nga ngjarja, janë plagosur dy djemtë e tij dhe ata janë Anxhelo e Mihal Llangozi, 28 dhe 22 vjeç. Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamerierin.

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia po përpiqet të identifikojë dhe të arrestojë autorët. Si motiv i ngjarjes së rëndë fillimisht u tha se gjithçka ndodhi për një borxh, por priten hetimet e detajuara për zbardhjen e ngjarjes.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Mjeku vdiq disa ditë pas vaksinimit, gruaja e tij bën deklaratën shokuese

Mjeku Gregory Michael nga Florida në SHBA ndërroi jetë 16 ditë pasi u injektua me vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor. Mjeku...

E trishtë, humb jetën ish komandanti i UÇK-së

Një lajm i trishtë është raportuar sot në media. Shefqet Paçarizi, komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, ka...

“U bëre mendjemadh sa bëre lekë”, Getinjo i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Një nga reperët më të njohur shqiptar është Getinjo. Ai dhe vëllai i tij, Mozzik, kanë arritur shumë suksese me këngët e...

Ulen rastet e reja në 24 orët e fundit, humbin jetën nga koronavirusi 5 qytetarë

Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar...