Arti nuk njeh tabu, seks live në skenën e teatrit shqiptar

Në harkun e dy orëve, shfaqja “Galaksia” sjell shtypjen e individit e veçanërisht artistit nga pushteti. Regjisorja Rovena Lule me një gjuhë të drejtpërdrejtë, provokim dhe erotizëm e thotë të vërteten lakuriq.

Në një intevistë për Abc News ajo thotë se preferon gjuhën e zgjidhur e jo të lidhur me zinxhirë.

Kontakti me veprën e Howrd Barker “Galaksia” regjisorja Rovena Lule e pati 5 vite më parë. Ajo pranon se ishte nje zgjedhje e menjëhershme prej saj, pasi ka të bëj dejtpërdrejt me artistin.

“Kontakti i parë ka nisur herët, rreth pesë vite më parë më flet një mikesha ime për Howard Barker dhe thotë që shfaqjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme. Aty hyra të lexoj dhe shoh që skena nga një ekzekutim që ne sot e titullojmë “Galaksia”, siç quhet personazhi kryesor, ishte vepra e tij me ‘review’ më të mira. Ai është personazh shumë konfliktual. Vite pasi e shkruajti tha se kishte vepra edhe më të mira. Kjo vepër ka të bëjë me artin dhe artistin që do të thotë të vertetën”, shprehet Rovena Lulo.

Në qendër të veprës është liria e shprehjes, në këtë rast “Galaksia” e thotë të vërteten lakuriq, me forcën e penelit dhe penelatave të porositura nga pushteti, por kjo liri nuk ekziston, është thjeshtë imagjinare. Kjo sipas regjisores ekziston edhe në relitetin ku jetojmë, në Shqipëri.

“Mua nuk më pëlqen që të jetë gjuha e lidhur. Të vërtetat duhen thënë… Vepra është ajo që mbetet. Duket sikur kemi liri fjale, por nuk jemi edhe aq të lirë. Të gjithë kemi frikërat tona për të thënë të vërtetën”, vijon ajo.

Kryepersonazhi Olta Daku , ka qenë zgjedhja e mënjëhershme e regjisores dhe mikes së saj. Kësaj here ajo vjen me një personazh kompleks dhe mjaft feminil. Në këtë shfaqje nuk mungon provokimi, apo skenat e nxehta, por duke ruajtur sensin e masës. Thuajse çdo personazh i veprës përcjell nga një të vertetë në këtë shfaqje.

“Pa provokim nuk ka kuptim. Unë jam kundër abuzimit, por publiku duhet provokuar që të kuptojë atë që do të thuash”, tha ajo më tej.

Regjisorja ka përzgjedhur të ketë një skenografi minimaliste, një kazermë ushtrie e cila është edhe fushëveprimi i artistëve. Me mjaft mjeshtri janë realizuar edhe kostumet nga Laedia Hajdari. Ndërkohë edhe albumi i skicave, një personazh narrativ i veprës i jep zë mezosopranoja Vikena Kamenica.

Regjisorja bën një zgjidhje të bukur, por e vështirë për realitetin, ku vuajtjet, sakrificat dhe burgu i Galaksia-s, për lirinë e artistit dhe të vërteten duket si një triumf mbi pushtetin, si përmbyllje përulet ndaj fuqisë së artistit të vërtetë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Përhapet alarmi në hipotekën e Korçës, infektohen me koronavirus 6 punonjës

Hipoteka e Korçës është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së koronavirusit. Në 24 orët e fundit, kanë dalë pozitiv...

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...