Arti në zi: Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Një tjetër ikonë e plejadës së artë të kineastëve shqiptarë është ndarë nga jeta. Fehmi Hoshafi, regjisori i njohur i filmave ‘Kapedani’, ‘Shoku ynë Tili’, ‘Zëvëndësi i grave’, etj., ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun Qendra Kombëtare e Kinematografisë, duke shprehur edhe ngushëllimet për familjen e regjisorit të ndjerë.

Fehmi Hoshafi lindi në Tiranë më 28 Shtator 1934. Filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, (1964) ; Vitet e para, (1965); Oshëtimë në bregdet, (1967); Gjurma, (1970).

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin “Estrada në Ekran”, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, i’u besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, (1984) dhe Zëvendësi i grave, (1987).

Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi “Shoku ynë Tili”, i cili nderohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë e të Rinj, Giffoni, në Salerno, Itali. Redaksia e rtsh.al shpreh ngushëllime për këtë humbje të madhe për familjen dhe artin kinematografik shqiptar.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...