Arrihet marrëveshja/ Në Serbi vetëm me kartë identiteti, Beogradi miraton vendimin për lëvizjen e lirë

Qytetarët e Shqipërisë do të hyjnë në Serbi vetëm me karta identiteti. Kjo pasi qeveria e Serbisë miratoi të enjten vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me karta identiteti, pa qenë e nevojshme të paraqesin pasaportat.

Vendimi vjen si produkt i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve në kuadër të Shengenit Ballkanik.

“Kjo do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Zbatimi i këtij vendimi, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve”, thuhet në vendim.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....

E trishtë, ndërron jetë nga koronavirusi babai i Myftiut të Shkodrës

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari, Bardhyli, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Mbizotëron k*rvëria, turp!”, Erik Lloshi shpërthen keq ndaj Festivalit të Këngës në RTSH

Erik Lloshi, këngëtari i njohur shqiptar, do marri pjesë këtë vit në Festivalin e 59 të Këngës në RTSH. Aty ai konkurron...