Arrestohet vajza se qeshi me kryeministrin, reagon në mbrojte Berisha: Rama si Kim Jong Un, akt bastard

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj shoqërimit nga policia të një shtetaseje, për faktin se ajo qeshi, kur kishte dëgjuar Kryeministrin Edi Rama. Ngjarja ka ndodhur në 15 tetor, ndërsa shoqërimi i saj nga policia, u bë me kërkesë të Gardës së Republikës.

“Urdhëron arrestimin e qytetares sepse qeshi! Një urdhër që mund ta japë vetëm Kim Jong Un! Ky urdhër u dha më 15 tetor në mes të Tiranës , Edvin Kristaq Koleka.

Bastardi i etërve mizorë, Edvin Kristaq Koleka, ka urdhëruar ndalimin dhe shoqërimin me forcë në komisariat të qytetares Teuta Baçi për fajin e vetëm se ajo zonjë guxoi të qeshë pasi ai tek kalonte i foli asaj”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Në vijim ai thekson se mjaftoi reagimi me të qeshur i zonjës Baçi ndaj fjalës së tij, që ai, hakmarrësi i verbër të urdhërojë shoqëruesit që zonja Baçi të ndalohet, të shoqërohet forcërisht në Rajonin nr.1 të Policisë dhe të akuzohet se ajo ka prishur qetësinë e Kryeministrit.

“Një akt i tillë i bastardit të bllokmenëve hoxhistë mund të ndodhte në Shqipëri vetëm në kohën e etërve mizorë të Edvin Kristaq Kolekës, por kjo mund të ndodhë sot edhe Korën e Veriut dhe kurrë në ndonjë vend jo diktatorial.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim antiligjor, çnjerëzor të Edvin Kristaq Xhelatit dhe iu bëj thirrje qytetarëve që të përcjellin me thirrjet “Rama ik” sa herë kalon bastardin e bllokmenëve të kuq.

Këtu më poshtë keni statusin e postuar në Fb e saj nga gazetarja Anila Hoxha, dëshmitare në ngjarje. Zonja Hoxha ka publikuar edhe dokumentin e Policisë për ngjarjen”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe denoncimin e gazetares.

Denoncimi i Anila Hoxha:

“Një 45-vjeçare me inicialet T.B, përfundoi për pak orë në Komisariatin numër 1 me urdhër të Gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur e për këtë arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetësinë publike. Madje akoma dhe më tepër.

Burimet zyrtare më thonë se ngjarja ka ndodhur në datën 15 tetor në kryeqytet në rrugën “Fuat Toptani” në orën 20.10.

Mes personave që kanë dhënë deklaratë nuk është vetëm gruaja që u shoqërua dhe u pyet, por edhe polici i patrullës që shprehet se “unë nuk kam konstatuar që kjo femër të prishte qetësinë publike.Por atë e solli punonjësi i Gardës së Republikës” shpjegon si deklarues që tregon rrethanat e hetimit, oficeri D.D.

Historia e pabesueshme “e qeshjes së ndaluar” shtjellohet akoma më tepër me rrëfimin e vetë gruas që qeshi.

“Isha duke dalë nga puna, që ndodhet në Kalanë e Tiranës dhe pashë Kryeministrin, ku pasi ai tha diçka që unë nuk e dëgjova mirë, qesha me zë të lartë.”

Në këto momente, Policia e zënë ngushtë nga kërkesat e Gardës për ta shoqëruar kundravajtësen, e shoqëroi për veprimet e para hetimore në Komisariatin numër 1.

“Femra, në momentin që na e dorëzoi punonjësi i Gardës nuk kishte maskë në fytyrë dhe në këto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj”, deklaron oficeri, i cili fillimisht mësohet të ketë hezituar dhe për t’iu bindur Gardës ka kërkuar ta kryejë shoqërimin pak minutësh të gruas që qesh.

Polici thotë se ka kërkuar një shërbim në të cilin duhet të merrte pjesë në aksion edhe një oficere femër.

Kjo që sapo shkrova nuk është anektodë.

Ka ndodhur vërtet në mes të Tiranës dhe raportohet pikërisht kështu në shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura, një xhiro në Polici

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

“Me urdhrin e saj janë vjedh votat”, Nard Ndoka kundërshton hapur Topallin, zbulon të fshehtat kur ishin në PD

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen...