Anjshtajni shqiptar, njihuni me 71 vjeçarin që synon të ndërtojë Titanikun e dytë

Ndoshta nuk është aq fizikant dhe matematicien i shkëlqyer Albert Einstein i famshëm gjerman, por në Vlorë, të gjithë e cilësojnë mjeshtrin e hekurit.

Ai është 71 vjeç dhe quhet Agim Hyseni.

Me krenari ai tregon se ja ka dedikuar të gjithë jetën e tij shpikjeve artizanale prej hekuri. Plot 55 vite brenda katër mureve të punishtes së tij.

Madje duket se nuk ka ndërmend ta braktisë deri në fund të jetës.

Megjithatë një ndër ëndrrat e tij është që të ndërtojë edhe një herë Titanikun. Hyseni është shprehur se nuk dëshiron të mbyllë sytë përgjithmonë, nëse më parë nuk realizon, atë që e quan ëndrrën e jetës.

“Kam 55-56 vjet punë në këtë vend pune. Çfarë është hekur unë e bëj. Unë sa të kalojnë ca ditë pasi kam ca gjëra për montim do të bëj Titanikun 2 metër e gjysmë të gjatë me gjithë helika”, thotë ai për ReportTv.

Edhe pse me krijime të rralla dhe shumëtë veçanta, përsëri fitimet që merr prej tyre, nuk janë të mëdha. Megjithatë ai shprehet se shpresën për të jetuar ja jep vetëm pasioni, dhe jo vlera monetare.

“Po nuk pate pasion nuk e bën atë gjë që mendon. Pasioni është gjëja më e madhe. Unë kam më shumë pasion sesa interesin financiar. Këtë ja kam vënë edhe djalit në gjak. Punën e bëj me cilësi, tek puna nuk neglizhoj. Unë përfitoj vetëm pasionin lënien e emrit në qytetin tim të lindjes.

Këtu kanë blerë edhe turistë nga Zvicra edhe nga Anglia. Ju pëlqenin se janë gjëra të veçanta dhe funksionale. I marrin edhe për nipër e mbesa pasi ju vendos edhe emrin unë tek punimi”, tregon ai.

Agim Hyseni shton se në gjurmët e profesionit të tij ka ecur edhe djali. Ata të dy, babë e bir, me pasionin e vaçantë për punimet artizanale, kanë krijuar që nga ushtarët Spartanë deri tek mbajtëset e verës, violinat, ndriçues, objekte dekorative dhe jo vetëm.

Urojmë që një ditë ai ta ketë plotësuar ëndrrën e tij.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Dikur ishte në kopertinat e revistave, modelja përfundon e pastrehë

Loni Willison, ish gruaja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, ka përfunduar e pastrehë. Ish modelja është fotografuar duke kontrolluar nëpër koshat...

E rëndë/ I kushton shtrenjtë gabimi gjatë gjuetisë, humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spotelo të Italisë. Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një pakujdesie gjatë...

Video që po çmend Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e…

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë. Siç shihet në video dy shqiptarë u japin...

Pandemia në Shqipëri/ Rriten frikshëm shifrat, 641 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike raportin e 24 orëve të fundit sa i përket personave të prekur nga Covid. Bëhet me dije se janë...