Analizë/ Zi buke – Protesta: Jemi më të varfërit e me çmimet më të larta

Çmimet e karburanteve në Shqipëri llogariten si më të shtrenjtat në Europë. Rrogat ndër më të ultat. Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër rritjes së lartë të çmimeve në vend.

Me mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar, nga ku janë shprehur se do të qëndrojnë aty 24 orë. Nga Durrësi, Rama është shprehur se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.

“Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma. Pash që Franca ka bërë një kompensim, por jo të plotë. Ne po bëjmë kompensimin e plotë të faturës së energjisë. Ne sot jemi në mars dhe të gjitha problemet i kemi përpara. Kjo do të thotë se do të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë te ju. Jam dakord që janë rritur kostot, por kjo ka ardhur si pasojë e krizës së përgjithshme”.

- Advertisement -

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane. “Shkalla e varfërisë në Shqipëri është një nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat”, thotë FMN-ja në raport.

FMN-ja e vlerëson treguesin bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kur të varfër quhen ata që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, të matur sipas standardit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP). Nuk ka ende asnjë studim në Shqipëri, (të paktën në literaturën akademike shqiptare), që të tregojë nivelin e varfërisë apo shkaqet që kanë lënë një përqindje të madhe të popullsisë së vendit ende në varfëri, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. Po ashtu edhe të tregojë gjendjen dhe sesi ka dalë nga varfëria pjesa tjetër e popullsisë.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit