Analizë/ Shqipëria rekord në përdhunime, asnjë reagim – tashmë jemi mësuar të abuzohet hapur

Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale tashmë janë një fenomen shumë i përhapur dhe i frikshëm në Shqipëri. Akoma dhe më tragjike është situata, kur abuzohet mbi të mitur nën moshë. Vitet e fundit janë arrestuar disa pedofilë në qytetet e Shqipërisë

Babrru – Roja i shkollës

Më 30 maj u bë publike rasti i përdhunimit të një 15-vjeçareje në Babrru të Tiranë, ngjarje kjo që tronditi. Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç përdhunoi 15-vjeçaren.

- Advertisement -

Berat

Më 19 qershor, Policia e Beratit ka arrestuar Sokol Kapinovën, i cili ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare. Përpara togave të zeza, 48-vjeçari pranoi ngjarjen e rëndë.
13 maj 2020. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një vajzë 23 vjeç është përdhunuar në datën 5 maj. Dy të rinj i kanë shkuar në banesë 23-vjeçares dhe kanë kryer marrëdhënies seksuale me forcë me të. Më pas ata i kanë kërkuar që vajza t’ju japë të gjitha paratë që kishte ndryshe do e vrisnin.

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare është përdhunuar në grup nga 5 persona.

Në pranga përfundoi Urim Cenuka (Hoxha), i cili prej kohësh kishte lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait, pikërisht 12-vjeçaren.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit