Analizë/ Përfundojnë ndeshjet, ja shancet e Shqipërisë dhe Kosovës për kualifikim

Dy ndeshje të luajtur bukur, plot gola por vetëm njëra skuadër shqiptare del e fituar.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll humbi 5-3 ndaj rivalit më të vështirë të grupit në eliminatoret për Europianin 2020.

Megjithatë kjo disfata e kuptueshme me Anglinë, nuk i zbeh shanset për kualifikimin e dardanëve.

Lojë e bukur plot emocione në stadiumin Sejnt Meri në Sauthempton, ku miqtë surprizuan me golin në sekondat e para.

Megjithatë efekti i fushës ndikoi shumë, ishullorët përfundojnë ndeshjen 5-3, duke u larguar nga Kosova 4 pikë larg, dhe këta të fundit kënaqen me vendin e tretë.

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit impresionoi në 90 minutëshin e zhvilluar ndaj Islandës në eliminatoret e Europianit 2020, duke bërë që të harrohet humbja turpëruese në Francë.

Ndërsa kuqezinjtë  treguan një lojë të bukur dhe dëshirë për të qëndruar në garën kualifikuese.
Ata u larguan nga stadiumi duke e përfunduar ndeshjen 4-2 dhe me 3 pikët e vyera.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E rëndë/ I kushton shtrenjtë gabimi gjatë gjuetisë, humb jetën 40 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spotelo të Italisë. Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një pakujdesie gjatë...

Video që po çmend Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e…

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë. Siç shihet në video dy shqiptarë u japin...

Pandemia në Shqipëri/ Rriten frikshëm shifrat, 641 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike raportin e 24 orëve të fundit sa i përket personave të prekur nga Covid. Bëhet me dije se janë...

Detajet shokuese/ Përparimi shiste foshnjat që lindnin dy motrat, punonjësja e seksit zbulon të shkuarën e tyre

Në media janë zbardhur disa detaje të reja nga marrëdhënia që motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi kishin me vrasësin e tyre,...