Analizë/ Asgjë si më parë, përsëri luftë dhe kjo gjë është nga Putin jo nga Rusia

Protestat kanë qenë masive në Gjermani dhe të gjithë janë kundër Putinit, gjithashtu kërkohet solidarizim me Ukrainën dhe protestuesit në Rusi

Këln, e hënë, 28 shkurt 2022.
Në fakt ashtu sikurse pritej, duhej të ishte qetësi sot në Këln. Parada madheshtore tradicionale dhe famoze e së Hënës së Trëndafilave, që zhvillohet çdo vit në këtë kohë me rastin e karnevaleve ishte anuluar për shkak të koronës.
Por invazioni i Rusisë në Ukrainë nuk i la të qetë as banorët e Këlnit dhe kështu mijëra prej tyre dolën në rrugë për të treguar solidaritetin me popullin e Ukrainës.
Sipas të dhënave zyrtare në protesta morën pjesë mbi 250 mijë vetë.

Frika e trashëguar!

- Advertisement -

20 mijë pjesëmarrës prisnin organizatorët në protestat e kryeqytetit. 100 mijë u mblodhën, thotë policia.
“Jam tmerrësisht e trishtuar që kemi përsëri luftë në Evropë në shekullin e 21-të”, thotë 67-vjeçarja Christa Mientus-Schirmer, e cila mban në dorë dy çadra në ngjyrat kombëtare të Ukrainës, Ajo është rritur në anën lindore të Berlinit, asokohe i ndarë nga një mur për dekada të tëra.

Pas saj Rruga e 17 qershorit. Quhet kështu për të përkujtuar kryengritjen popullore kundër diktaturës së RDGJ-së, në vitin 1953. Kryengritja u shtyp me ndihmën e tankeve sovjetikëve. Christa Mientus-Schirmer vetë u lind disa vjet më vonë. Por ajo thote se “frika që përhapën tanket ruse asokohe në Gjermaninë Lindore i është trashëguar nga prinëdrit”.

Rusia prej 23 ditësh po sulmon dhe bombardon Ukrainën në çdo cep të saj, por nga kjo luftë që bota po e dënon me çdo formë, Putin po humbet kokat e lidershipit ushtarak.

Koloneli Sergei Suckarev, komandanti i regjimentit të 331-të sulmues të parashutistëve, një prej grupeve të cilësuara si elitë në ushtrinë e Moskës, u vra në Ukrainë. Suckarev në janar ishte protagonist i misionit rus në Kazakistan, që ndihmoi qeverinë e atij vendi në bllokimin e valës së protestave të dhunshme.

Vdekja e kolonelit u konfirmua nga vetë televizioni shtetëror rus. Kjo nuk është humbja e parë e një ushtaraku rus i gradës së lartë në më pak se një muaj nga fillimi i luftës.

Gjatë një operacioni special në Mariupol, humbi jetën edhe gjenerali major Oleg Mityaev, komandant i divizionit të 150-të të motorizuar. Gjenerali i parë rus i vrarë në fushëbetejë ishte ndërkohë Andrei Sukhovetsky, i vrarë nga një snajper më 3 mars.

Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi këtë të premte një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Elysée biseda telefonike zgjati një orë dhe dhjetë minuta ndërsa bëhet e ditur se Macron adresoi situatën e përkeqësuar në Ukrainë, bombardimet e vazhdueshme të civilëve, mungesën e respektimit të ligjit humanitar, si dhe kërkoi që të merren masa konkrete dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund rrethimit të Mariupolit.

Ndërkohë që Kremlini në një deklaratë pas bisedës, thekson se presidenti Putin e siguroi Macron që forcat ushtarake ruse do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ruajtur jetën e civilëve.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit