Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm. Një infermiere me inicialet A. R, 57 vjeçe, ka mbetur e plagosur rëndë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 3 në Sarandë. Infermierja ndodhej brenda në ambulancë për të marrë një pacient.
Por ambulanca është përplasur me një makinë tip “BMW x5” me targa angleze. Si pasojë, infermierja 57 vjeçare dhe drejtuesi i mjetit me të cilin u përplas ambulanca, janë plagosur.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë, infermierja është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushatarak. Ndërkohë drejtuesi i mjetit me targa angleze po mjekohet në Sarandë.
Drejtuesi i BMW është shtetasi K. K, 24 vjeç, banues në Sarandë. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.