Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Në një reagim në Twitter, ambasada ka lajmëruar se do t’i japi Ismail Kadaresë një çmim të rëndësishëm.
Shkrimtari shqiptar do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Neustadt” në letërsi. Festivali do të zhvillohet online dhe të gjithë mund të marrin pjesë sepse është falas.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail #Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar #Neustadt për Letërsinë. Këtë vit mbrëmja zhvillohet virtualisht & do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. pic.twitter.com/0tIpyPkVVe“, shkruan ambasada.