Është përkeqësuar situata nga koronavirusi në vendin tonë. Së fundmi, një mjek i urgjencës së Traumës ka dalë pozitiv me Covid-19.
Raportohet se mjeku ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët e infektuar. Përpara tij, edhe një infermier i Traumës u konfirmua pozitiv me koronavirus.
Stafi mjekësor i Traumës ndërkaq ka kërkuar një tamponim të gjerë në rradhët e personelit të tyre mjekësor.
Disa ditë më parë humbën jetën nga koronavirusi dy mjekë shqiptar. Viktimat ishin mjeku i Urgjencës, Arjan Pushi dhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.