Sunday, September 20, 2020

Alarmante/ Shqipëria një nga vendet ku përhapen me shpejtësi viruset, ekspertët: “Ka epidemi gripi”

Shqipëria është renditur si një nga vendet ku përhapen më shpejtë viruset e gripit në Evropë. Në hartë, Shqipëria është paraqitur me të kuqe, bashkë me Greqinë, Slloveninë dhe Luksemburgun.

Sipas institucioneve shëndetësore në vend, virusi A me dy nëntipet e tij, AH1N1 dhe Ah3N2, si dhe virusi B, po qarkullojnë me intensitet të lartë. Ekspertët besojnë se në vend ka një epidemi gripi pasi në një javë ka 25 mijë të prekur nga infeksionet respiratore.

Foto ilustruese

Ndonëse në Greqi 38 veta kanë humbur jetën nga gripi, në Shqipëri ka pasur vetëm dy vdekje. Viktimat kanë qenë dy gra mbi të 60-tat, të cilat ishin me sëmundje kronike.

Gjatë javës së parë të shkurtit ka pasur 139 raste me sëmundje respiratore akute të rëndë. Megjithatë, mendohet se numri i të prekurve me grip mund të jetë më i lartë sepse jo të gjithë shkojnë të vizitohen kur janë me grip.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...