Alarmante në Greqi/ Mbi 1 mijë raste të reja dhe 30 viktima nga Covid në Greqi

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka përditësuar të dhënat e reja nga COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 1.358 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 30 qytetarë, 95% e të cilëve kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin më të mëdhenj se 70 vjeç.

- Advertisement -

Në intubim në të gjithë spitalet greke, ndodhen 333 pacientë, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67 vjeç.

Shumica e personave që ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, sipas mediave, nuk janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit