Aktori i Hollywood-it është në Kiev për një film mbi luftën

Aktori i Hollywood-it, Sean Penn, po filmon në Ukrainë një dokumentar mbi sulmin rus. Fituesi i çmimit “Oscar” po punon mbi një film me “Vice Studios” dhe madje është fotografuar të enjten, gjatë një konferencë për mediat në kryeqytetin urkainas, Kiev. Përmes një njoftimi të nxjerrë, zyra e presidentit ukrainas, Zelenski, e ka vlerësuar Penn dhe ka konfirmuar se ai është aty “për t’i treguar të gjithë botës të vërtetën mbi sulmin e Rusisë ndaj vendit tonë”.

Sean Penn në konferencën për mediat në Kiev

Aktori 61-vjeçar kishte qenë edhe më parë, gjatë nëntorit të vitit të kaluar në Ukrainë, pasi kishte filluar kërkimet në lidhje me dokumentarin që do të realizonte. Penn, i njohur për veprat e tij humanitare, po ashtu si edhe në rolin e regjisorit dhe aktorit, mësohet se ka folur me gazetarët dhe anëtarët e ushtrisë ukrainase, mbi situatën aktuale të konfliktit në lindje. “Në këtë mënyrë, ai ka treguar një kurajë që shumë të tjerë, sidomos politikanë të perëndimit, nuk e kanë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e nxjerrë nga Presidenca e Ukrainës.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit