Aksidentoi të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, policia zbulon akuzat që rëndojnë ndaj Ilda Bejlerit

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht mbi aksidentin që u tha se u përfshi dje Ilda Bejleri. Nga raportimet, u bë e ditur se Bejleri kishte aksidentuar një grua 63 vjeçare në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe më pas ishte larguar nga vendngjarja.

Policia bën të ditur se Bejleri është shoqëruar dhe ka dëshmuar në cilësinë e personit që po hetohet. Si provë materiale, është sekuestruar automjeti që është në pronësi të saj.

Mësohet se automjeti i Bejlerit do t’i nënshtrohet ekspertizës së nevojshme autoteknike. Moderatorja akuzohet për dy vepra penale.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, shkruhet ndër të tjera në reagim.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...