Aksidenti tragjik në Milot, policia: 3-vjeçari udhëtonte me prindërit, humbi jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 3-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë, në aksin rrugor Milot -Rrëshen.

Sipas policisë i mituri nuk arriti t’i mbijetojë dot përplasjes së mjetit tip “Opel”, me të cilin udhëtonte me prindërit dhe makinës tip “Benz”.

Mësohet se mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

- Advertisement -

Milot/Informacion paraprak

- Advertisement -

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz “.

Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA