Aksidenti në Tiranë, Ilda Bejleri shoqërohet në polici. Ndryshon qëndrimin

Moderatorja e Top Channel, Ilda Bejleri raportohet se është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje mbi një aksident të ndodhur rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja me iniciale E.GJ., 63 vjeçe, u aksidentua nga një automjet, por pa i shkaktuar dëmtime serioze.

Në media qarkulloi informacioni se në drejtim të makinës ishte Ilda Bejleri. Por kjo e fundit reagoi me shpejtësi duke mohuar ngjarjen, madje duke lëshuar akuza të forta ndaj mediave.

E megjithatë, 7 orë më vonë, por nëpërmjet një postimi në Instagram, Bejleri ka pranuar se ngjarja ka ndodhur, por ajo nuk e ka aksidentuar gruan. Sipas asaj që moderatorja shkruan në Instagram, gruaja është rrëzuar para makinës dhe ajo ka dalë për t’i dhënë ndihmë.

Tani do të jetë Prokuroria që do të shqyrtojë nëse do të nisë ose jo hetimet mbi ngjarjen.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...

Drejtori i Ramës infektohet me virus, ja si paraqitet gjendja e tij

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është konfirmuar me koronavirus.Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen...