Aksidenti i merr jetën shqiptarit në lule të rinisë, djali i biznesmenit grek e përplas fatalisht

Një aksident fatal ndodhi pasditen e 17 dhjetorit 2020 në lagjen Ekali të Athinës. Djali 19 vjeç i një biznesmeni grek ka aksidentuar për vdekje një 25 vjeçar shqiptar.

19 vjeçari ka pranuar përgjegjësinë ligjore. Ai është djali i një pronari anijesh dhe po drejtonte një fuoristradë “Mercedes GLE” kur përplasi një motor që drejtohej nga një 25 vjeçar shqiptar.

I riu humbi jetën nga plagët e marra. Ekspertiza rrugore zbuloi se 19 vjeçari kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk kishte respektuar tabelën e ndalimit “Stop”.

Kjo është bërë shkak i përplasjes me motorin që drejtohej nga shqiptari Fotis Përndreca. Djali i biznesmenit po kthehej nga palestra në ato momente dhe nuk rezulton që ai të ketë qenë në gjendje të dehur.

19 vjeçari është justifikuar me argumentin se nuk e kishte parë tabelën, por policia e ka arrestuar atë. Ndërkaq, familja e 25 vjeçarit shqiptar kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Kishte frikë të shkonte në shtëpi nga koronavirusi, 36 vjeçari jeton për tre muaj në aeroport

Një 36 vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Chicago pasi kishte 3 muaj që jetonte në aeroportin e qytetit. Aditya Singh kishte...

Piu kokainën që i ra babait të tij nga xhepi, foshnja 13 muajshe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Një foshnje vetëm 13 muajsh është dërguar me urgjencë në një spital pasi ka...

Si rrallë herë, Kryemadhi rrëfen detajet nga njohja me Ilirin: “Shkruanim letra dashurie”

Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi në një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë një...

Mikrofon floriri dhe pëllumb prej ari/ Lady Gaga dhe Jlo tërheqin vëmendjen në inagurimin e Biden

Dy këngëtaret e famshme, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, kanë performuar gjatë ceremonisë së inagurimit të presidentit të 46-të të SHBA-ve, Joe...