Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë. Një makinë ka përplasur një motor që shpërndante pica.
Raportohet se nga përplasja motori ka përfunduar poshtë gomave të makinës. Si pasojë, është plagosur drejtuesi i motorit.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit.
- Advertisement -
- Advertisement -