Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina humb kontrollin, ndërron jetë pasagjeri dhe plagosen 2 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve, një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri me iniciale H. D., 68 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 tek shkallët e Tujanit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

“Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e policisë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Ramës i ndodh e papritura/ Kryefamiljari i kërkon të heqi këpucët, kryeministri akuzon Ahmetajn se i ka vjedhur çorapet

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inaguruar shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Rama ka...

Shokuese në Tiranë, gjendet i vetëvarur brenda shtëpisë djali 25 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e...

Fero dhe Arbenita u martuan? Modelja zbulon të vërtetën

Një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar janë Fero dhe Arbenita. Disa ditë më parë u raportua në media se...

Vetëm 40 vjeçe, ndërron jetë mjekja pas infektimit me koronavirus

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Mjekja 40 vjeçare turke Ferdane Bilgi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.