Aksident fatal/ Përplasen dy avionët në ajër dhe humbin jetën 7 persona, mes tyre zyrtarë të shtetit

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Alaska, ku dy avionë janë përplasur në ajër. Si pasojë, kanë humbur jetën 7 persona.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aeroportin e  Soldotnas, një qytezë që ndodhet në Gadishullin Kenai.

Një prej viktimave është edhe ligjvënësi amerikan Gary Knoop. Ai ka qenë anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit.

Knoop ka qenë duke pilotuar i vetëm njërin avion, ndërsa në tjetrin ndodheshin 6 persona në bord. Këta të fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në bordin e avionit tjetër viktimat janë: piloti Gregory Bell 57 vjeç, David Rogers 40 vjeç, Caleb Halsey 26 vjeç, Heather Halsey 25 vjeç, Mackay Halsey 24 vjeç dhe Kirsten Wright 23 vjeç. Autoritetet ende janë duke hetuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e mërkurë, 20 janar

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira. Temperatura më e lartë...

“Abortova fëmijën kur isha duke prezantuar emisionin”, moderatorja rrëfen momentin prekës

Myleene Klass është një moderatore e njohur në Britani. Së fundmi, ajo ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e saj.

Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, ministrja: “Lot gëzimi në maternitet”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ajo ka bërë të ditur se Anisa, një grua me...

Aksident fatal në Milot-Thumanë, përplasja me mjetin lë të vdekur 70 vjeçarin

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot-Thumanë. Një 70 vjeçar ka gjetur vdekjen. Shtetasi me inicialet...