Ahmet Zogu dhe bota e tij seksiste, legalizoj kurvat, tradhëtoj të dashurën dhe atdheun

Tanja Visirova, ishte një vajzë pa të ardhme, që ngacmohet dhe përfundon si valltare në kabaretë e lokalet e Parisit. Atu pikaset nga Lalë Krosi, e ftohet si valltare për të kërcyer në Shqipëri për Mbretin Ahmet Zogu. Mbreti bie në dashuri me Visirovën dhe kërkon ta marrë për grua por mamaja e tij nuk e lejoj sepse nuk i perkiste fese se tij.

Ai së pari shërbeu si kryeministër shqiptar (1922–1924), pastaj si president (1925–1928), dhe së fundi si mbret (1928–1939).

- Advertisement -

I lindur në gjirin e një oxhaku derebejsh, Zogu qe aktiv në ngjarjet e vendit që në moshë të re. Në krye të matjanëve u nis të ndihmonte qëndresën në mbrojtje të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më tej gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi përkrah ushtrisë austro-hungareze që kishte pushtuar dhe administronte një pjesë të territoreve shqiptare. U syrgjynos prej autoriteteve të tyre ushtarake në Vjenë ku fitoi përvojë. Pas Kongresit të Lushnjes drejtoi ministri dhe iu besua formimi i një kabineti, por u dëbua në mërgim nga Lëvizja e Qershorit. Por u kthye pas gjashtë muajve i mbështetur nga britanikët, jugosllavët dhe një njësi të ushtrisë cariste. U rivendos kryeministër për pak kohë, më pas u vendos republika i së cilës u caktua president. Më 1928 Shqipëria u shpall mbretëri dhe Zogu mbret i saj. U martua me konteshën Geraldina Appony, së bashku patën një djalë, Lekën.

Pas 1924, me dy paktet e Tiranës varësia fiskale e Shqipërisë ndaj Italisë u rrit duke kushtëzuar disa vendimmarrje të brendshme, por duke lehtësuar presionin e fqinjëve ballkanikë. Më 1928 u miratuan kodet e rëndësishme ligjore për modernizimin dhe laicizimin e shtetit shqiptar, duke i përngjarë reformave që Ataturku ndërmori në Turqi. Përpjekja për shkollimin e të rinjve u rrit, duke themeluar gjimnaze të forta shtetërore si ai i Shkodrës dhe i Tiranës, duke u mundësuar bursa të shumta për studime kryesisht në Austri, Itali dhe Francë. Kriza e viteve ’30 e ngadalësoi ndjeshëm ecurinë e përpjekjeve modernizuese.

Pas pushtimit italian e shkoi jetën e tij në mërgim, sa në Greqi, Turqi, Angli, Egjipt, Shtetet e Bashkuara dhe Francë ku ndërroi jetë.

Histori të viteve 1922-1939, “epokës zogiane”, kohë kur Ahmeti ishte ministër të Brendshëm, kryeministër e në fund mbret.

Në 1938-ën, Bashkia e Tiranës kishte të regjistruara pesë bordello, 71 gra publike, nga të cilat pesë greke, dy jugosllave, dy franceze dhe 62 shqiptare. Në një dokument të kohës,thuhet se “janë zanë tue ba kodoshllëk e tue majt ndër shtëpia gra me qëllim prostitucioni, 13 persona…”. Kjo e dhënë vjen shumë vite pasi prostitucioni në “Shqipninë mretnore” qe ligjëruar, me miratimin e “Rregullores së kurvënies”. Kjo pat ndodhur në vitin 1922, kur Ahmet Zogolli sapo ishte ulur në karrigen e ministrit të Brendshëm në qeverinë Xhafer Ypi.

Nëse shqiptarët e kohës i quanin ato femra “gra të përgjithshme”, “të përdaluna”, “gra botore”, Ahmet Zogu i “thirri” thjesht kurva. Qeveria e kohës, duke marrë shkas prej nismës së matjanit, miratoi një rregullore me 26 nenesh, që u njoh si “Rregullore mbi rregullimin e kurvënis”, siç shkruan Baxhaku, përkthim i një rregulloreje që ishte në fuqi në Sarajevë gjatë pushtimit austro-hungarez.

Në të përcaktohej se kush i jep lejet për ushtrimin e profesionit, se si dhe ku duhet të jenë shtëpitë publike, detyrimin për t’u vizituar dy herë në javë nga mjeku i bashkisë, detyrat dhe detyrimet e “drejtorit të shtëpisë publike”, ndërsa thekson se “kurvat” duhej t’i jepnin bashkisë taksën mujore prej dy frangash ari (pagesa bëhej tek Policia Bashkiake), por për të shmangur korrupsionin, prostitutat nuk lejoheshin të paguanin vetë mjekun.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit