Friday, September 18, 2020

Adoleshentja shqiptare nga kampi i Al Hol në Siri: “Shteti po tallet me ne. Zoti na ndihmoftë”

Vetëm dy ditë më parë u organizua një protestë përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri.

Në kushtet e konfidencialitetitl, një burim diplomatik i tha Top Channe se: “Ne që jemi duke u përpjekur në riatdhesimin e tyre kemi marrë shumë premtime por ende është e pamundur që bazuar në këto premtime të realizojmë diçka konkrete. Gjërat janë vështirësuar akoma edhe më shumë me mbylljen e kufijve nga Covid19”.

Gratë dhe fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al Hol, janë njohur me protestën përpara kryeministrisë të familjarëve të tyre.

14 vjeçarja Eva Dumani, i ka dërguar një mesazh dajës së saj Xhetan Ndredogji i cili prej shumë vitesh po përpiqet të kthej nipin dhe mbesën në atdhe.

“Emrat e shqiptarëve i din shteti s’ka nevojë t’i jap unë. Shteti e din shumë mirë dhe kot merreni me shtetin se shteti vetëm tallet me ju. Dashka dhe emrat që jua kemi dhënë tre herë. Tallet me ne veç tallet. Allahu na ruajt në këtë hall, që nuk e zgjodhëm ne. Dajë si ti nuk ka. Allahu ta shpërbleftë. Për ne çfarë të ketë thënë Allahu i madhërishëm. O daja Xhetan të duam fort. Për mua dhe Endrin je e vetmja shpresë”.

Nga ky mesazh kuptohet qartësisht brengosja e vajzës 14 vjeçare në Siri, me autoritet shqiptare.

Duke e parë të largët riatdhesimin, ajo shpresën tashmë e ka lidhur me Zotit (Allahun), ku e përmend disa herë në mesazhin e dërguar përmes Whats Up.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...