Friday, October 30, 2020

Abuzoi seksualisht foshnjën, 14 vjeçari zbulohet nga prindërit e vajzës së porsalindur

Një foshnjë tri javësh ishte përdhunuar nga një djalë 14 vjeçar në një shtëpi të kujdestarisë pasi të rriturit përgjegjës e dinin se ai kishte sulmuar më parë seksualisht fëmijë të vegjël, pretendon një proces gjyqësor.

Prindërit kujdestarë vendosën kamera të fshehura në shtëpi dhe ata regjistruan adoleshentin duke abuzuar të porsalindurin për më shumë se 20 minuta.

Procesi gjyqësor pretendon se mamaja biologjike e adoleshentit me gjasë e seksualizoi atë në një moshë të re duke e ekspozuar ndaj pornografisë dhe duke bërë seks para tij.

Djali dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë pesë-vjeçare kur ai ishte nëntë vjeç dhe kishte dyshime se ai kishte abuzuar gjithashtu seksualisht vëllain e tij të vogël të birësuar në shtëpinë e tyre në qytetin amerikan të Ocala, Florida, sipas dokumenteve të gjykatës.

Prindërit kujdestarë kishin vendosur kamera rreth shtëpisë për të monitoruar djalin për shkak të sjelljeve të tij, dhe madje kishin kyçur derën e dhomës së gjumit gjatë natës.

Ai kishte qenë në kujdesin e tyre, së bashku me motrën e tij të madhe, që kur ishte fëmijë.

Një proces gjyqësor pretendon se adoleshenti në mars 2019 u kap duke përdhunuar dhe goditur foshnjën tre javëshe, shkruan Mirror.

Padia pretendon se dy grupe lokale që ofrojnë shërbime të mirëqenies së fëmijëve ishin të vetëdijshëm se adoleshenti kishte abuzuar seksualisht me fëmijë të vegjël në të kaluarën dhe nuk arriti të mbronte fëmijët e tjerë kujdestarë në shtëpi

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...

“Ja vatrat kryesore të përhapjes” Pëllumb Pipero, bën deklaratën e rëndësishme për virusin

Pas masave të reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëv si pasojë e rritjes së rasteve me COVID19, ka folur dhe mjeku i...