‘A janë shqiptarët me fat që kanë Ramën kryeministër?’, mjeku Dasho rendit 4 dështimet me pandeminë

Mjeku i njohur Erion Dasho ka ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili u shpreh se vaksinat kanë ardhur në Shqipëri dhe për faktin se ai është kryeministër.

Eksperti i Shëndetit Publik shton se në sajë të menaxhimit skandaloz të epidemisë prej tij, ministrisë së tij të paaftë dhe komitetit të tij kukull, shqiptarët sot kanë një prej vdekshmërive më të larta nga C OVID, kanë shpenzuar mbi 100 milionë EURO për t’u trajtuar nga C OVID, kanë shkallën më të ulët të testimit për COVID dhe përgjithësisht, kanë patur një nga përgjigjet më kaotike dhe totalisht të dështuar.

REAGIMI I PLOTE I MJEKUT ERION DASHO

Sot Borati u kërkoi shqiptarëve të ndihen me fat që kanë atë kryeministër sepse një vend (i fshehtë) ka vendosur të na japë rreth 11 mijë vaksina pikërisht për hir të tij!

Ndërkohë, në sajë të menaxhimit skandaloz të epidemisë prej tij, ministrisë së tij të paaftë dhe komitetit të tij kukull, shqiptarët sot:

Kanë një prej vdekshmërive më të larta nga COVID!
Kanë shpenzuar mbi 100 milionë EURO për t’u trajtuar nga COVID!
Kanë shkallën më të ulët të testimit për COVID!
Përgjithësisht, kanë patur një nga përgjigjet më kaotike dhe totalisht të dështuar!
Pyetja që i vjen kujtdo në mend është:

A JANË SHQIPTARËT ME FAT APO PA FAT QË KANË KËTË VERSION SHQIPTAR TË BORATIT PËR KRYEMINISTËR??!!

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Kishte frikë të shkonte në shtëpi nga koronavirusi, 36 vjeçari jeton për tre muaj në aeroport

Një 36 vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Chicago pasi kishte 3 muaj që jetonte në aeroportin e qytetit. Aditya Singh kishte...

Piu kokainën që i ra babait të tij nga xhepi, foshnja 13 muajshe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë. Një foshnje vetëm 13 muajsh është dërguar me urgjencë në një spital pasi ka...

Si rrallë herë, Kryemadhi rrëfen detajet nga njohja me Ilirin: “Shkruanim letra dashurie”

Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi në një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit. Gjatë bashkëbisedimit, ajo ka bërë një...

Mikrofon floriri dhe pëllumb prej ari/ Lady Gaga dhe Jlo tërheqin vëmendjen në inagurimin e Biden

Dy këngëtaret e famshme, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, kanë performuar gjatë ceremonisë së inagurimit të presidentit të 46-të të SHBA-ve, Joe...