A do kemi karantinë të dytë? Zv.ministrja e Shëndetësisë zbulon skenarët që mund të izolojnë sërish Shqipërinë

Në vendin tonë shifrat e të prekurve nga COVID19 janë rritur në mënyrë të frikshme ditët e fundit.

Mirëpo duhet theksuar se e njëjta gjë po ndodh dhe në Europë, ku shumë shtete kanë shtuar masat kufizuese kundër përhapjes së virusit.

Kujtojmë se të enjten e kaluar ka nisur zbatimi me detyrim i mbajtjes së maskës edhe në ambiente të hapura.

Ndërkohë kjo situatë ka sjellë dhe shqetësimin e të gjithëve, ku një nga pyetjet që është ngritur më së shumti është ajo nëse do të ketë një karantinë të dytë.

Në lidhje me këtë ka folur zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

E ftuar në programin e mëngjesit “Wake up” ajo ka treguar skenarët që mund të sjellin izolimin e dytë të Shqipërisë.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft.

Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.