Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier me një përfaqësues turk për projektin e ndërtimit të spitalit të Fier. Përfaqësuesi turk u shpreh se spitali pritet të kushtojë 60-70 milionë euro.
Ai ka thënë se spitali do të mbarohet për 3 muaj, që është edhe një sfidë e madhe. Puna sipas tij do të fillojë që nesër.
Gjithashtu, kryeministri Rama e ka pyetur përfaqësuesin turk se sa njerëz do të punohen aty. Pritet që minimumi i të punësuarve të jetë 1200 persona.
“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, tha përfaqësuesi turk.