Monday, October 26, 2020

5 viktima dhe 125 raste të reja, publikohen shifrat, si është gjendja në dy spitalet Covid

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 125 raste me Covid-19, ndërsa 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me infeksionin.

Sipas Ministrisë, në total janë kryer 833 teste. Ndërkohë, gjendja në dy spitalet Covid paraqitet e qëndrueshme ku janë të shtruar 175 pacinetë, nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 5 në intubim.

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objektet që prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)

Testime totale 78050

Raste pozitive 12073

Raste të shëruara 6831

Raste Aktive 4889

Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2418

Durrës 549

Shkodër 373

Lezhë 286

Elbasan 266

Korçë 221

Fier 209

Vlorë 185

Kukës 143

Berat 105

Gjirokastër 67

Dibër 67

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Viojnë ndëshkimet ndaj qytetarëve që s’vendosin maska, 644 gjoba përfshirë pasagjerët në makina

Policia e Shtetit vijon të vendosë masa administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosin maska, përfshirë këtu dhe pasagjerët që nuk kanë lidhje familjare me...

288 raste të reja me Covid, 51 të shëruar dhe 3 humbje jete/ Ja shtrirja gjeografike e rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar...

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...