4 humbje jete dhe 297 raste të reja nga Koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja harta e të prekurve

Katër humbje jete dhe 297 raste të reja me koronavirus nga 1 375 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Që nga shfaqja e Covid në vend, janë prekur 17 948 persona, nga të cilët 10 341 janë shëruar dhe 462 kanë humbur jetën. Rastet aktive janë 7 145.

Rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

111 raste në Tiranë
30 raste në Shkodër
25 raste në Durrës dhe Korçë
18 raste në Elbasan
14 rastë në Pogradec
12 raste në Fier
9 raste në Vlorë
7 raste në Krujë, Berat, Sarandë
6 raste në Lezhë
5 raste në Lushnje dhe Kuçovë
4 raste në Kurbin
3 raste në Kolonjë
1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Të shëruar dhe situata në spitale

Në 24 orët e fundit janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10 341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve, referuar MSH:

Tiranë 3505
Durrës 718
Shkodër 494
Fier 445
Korçë 456
Lezhë 360
Elbasan 313
Vlorë 283
Berat 218
Kukës 175
Dibër 91
Gjirokastër 87

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...