“Kushtet skandaloze, janë infektuar 50 veta nëpër shkollat e vendit”, denoncimi i PD

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë sot. Në një deklaratë për shtyp, ish deputetja e PD, Arbana Vokshi, ka thënë se 80% e shkollave nuk janë të pajisura me kushte higjenike.

Sipas saj, në vetëm 1 javë që janë hapur shkollat, janë infektuar 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë. Vokshi deklaron se asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti nuk kanë qenë gati për 23 mijë nxënësit dhe mësuesit.

Ajo shton se nga të dhënat e PD, në Tiranë dy janë shkollat më të mëdha me mësuesit të infektuar, gjimnazi “Ismail Qemali” dhe “Petro Nini Luarasi”.

Sipas saj, tek “Ismail Qemali” janë infektuar nëndrejtoresha dhe dy mësuese të tjera. Tek “Petro Nini Luarasi” janë infektuar 5 mësues, por situata po mbahet e fshehtë.

“Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare. Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar. Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar. Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë. Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin”, ka thënë mes të tjerash Vokshi.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

“Me urdhrin e saj janë vjedh votat”, Nard Ndoka kundërshton hapur Topallin, zbulon të fshehtat kur ishin në PD

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen...