Shefja e Infektivit, Najada Çomo, i ka bërë apel njerëzve të ruajnë distancën sociale. Ajo ka thënë se në shërbimin Infektiv ka një fluks të shtuar ditët e fundit.
Mjekia ka thënë se koronavirusi prek çdo moshë dhe agravon situatën e tyre shëndetësore. Ajo i ka bërë apel njerëzve të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskën kudo.
“Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre”, tha Çomo.
Ministrja Manastirliu ka zbuluar se janë 265 monitorë të rinj, financim nga qeveria shqiptare, që janë vendosur në dispozicion të luftës kundër Covid-19.
Sipas Manastirliut, po përfundon rekrutimi i stafit mbështetës prej 50 mjekësh dhe infermierësh që do përballojnë fluksin në spitalin Covid3, nëse rriten rastet e reja.